Lëshohet alarmi të Mercedesi

Formula 1

Lëshohet alarmi të Mercedesi

Më: 23 prill 2018 Në ora: 14:31
Toto Wolff

Asnjë fitore në 3 garat e para të kampionatit të Formula 1, një Botëror që nuk ka nisur ashtu si duhet për makinën Mercedes, kampione e botës në fuqi. Një situatë aspak e mirë, duke bërë që shefi Toto Wolff të lëshojë alarmin në prag të garës së ardhshme në pistën e Baku, në Azerbajxhan. “Nuk jemi aty ku duhet, asnjë fitore dhe kjo nuk është pozitive. Në garën e fundit në Kinë ishim forca e tretë, ishim shumë të avashtë si në kualifikim ashtu dhe në garë, pas Ferrarit dhe Red Bull. Në xhiron e shpejtë nuk arritëm t’i çojmë gomat në temperaturën e duhur, madje ato u nxehën më shumë se sa duhet”, tha Wolff.

Shefi i makinës gjermanë ka treguar se në këto paraqitje ka ndikuar edhe strategjia e gabuar. “Në dy gara kemi vuajtur strategjinë e gabuar, por edhe pse situatat e krijuara kanë qenë kundër nesh, pranë kemi vuajtur epërsinë e rivalëve. Më duhet të pranoj që rivalët tanë janë rritur ndjeshëm këtë sezon, por këtë gjë e dinim, e prisnim. Por unë besoj se shumë shpejt do të përmirësohemi dhe do të reagojmë, pasi të gjithë po punojnë fort. Duhet të jemi të kujdesshëm duke nisur nga gara e Baku, për t’u rikthyer te fitorja dhe rimarë pikët e humbura”, u shpreh Toto Wolff.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat