Rama fiton garën e parë

Formula 1

Rama fiton garën e parë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 22:03
FASK – Gara e Prizrenit

Faton Rama është fitues i garës së parë në disiplinën auto sllallom, e cila në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm u mbajt në Prizren. Anëtari i RC Prishtina, me veturën e tij Renault Clio, deri te fitorja arriti me kohën 03:08.447 minuta. Pas tij u rendit Alban Berisha i Prizreni D&G me Suzuki Swift, i cili në krahasim me fituesin u vonua për  02.657 sekonda, ndërsa podiumi i fituesve në plasmanin gjeneral u plotësua me anëtarin e Auto Klubit Kaçandolli PRT, i cili u vonua për 05.528 sekonda. Gara në përgjithësi ka qenë mjaft atraktive dhe ka kaluar pa asnjë incident, ndërsa interesimi i garuesve, e po ashtu edhe i dashamirëve të auto sportit ka qenë mjaft i madh.

Rezultatet:

Klasa 2 (mbi 1200 - 1600 ccm) Grupi 1

1.Labinot Kolgeci (Citroen - Prizreni D&G) 03:53.045

2.Arion Balluku (Toyota - Prizreni D&G) +09.805

Klasa 3 (mbi 1600 ccm) Grupi 1

1.Jeton Qerimi (BMW - Gjilani) 03:25.860

2.Bashkim Memaj (Honda - Prizreni D&G) +09.206

3.Suhejb Vuqiterna (Honda - Rahoveci) +10.703

Klasa 6 (mbi 1600 ccm) Grupi 2

1.Valon Rexhepi (Seat - Eurogoma RT) 03:24.149

2.Tahir Rexhepi (Seat - DTM) +06.403

3.Kastriot Buqaj (Audi - Kaçandolli PRT) +20.614

Klasa 7 (deri 1200 ccm) Grupi 3

1.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) 03:14.279

2.Emin Sabir (Yugo - Prizreni D&G) +01.096

3.Halil Çereti (Yugo - Prizreni D&G) +01.663

Klasa 8 (mbi 1200-1600 ccm) Grupi 3

1.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) 03:11.104

2.Leutrim Bytyqi (Peugeot - Ferizaj) +04.071

3.Rexhep Bytyqi (Honda - Ferizaj) +11.078

Klasa 9 (mbi 1600 ccm) Grupi 3

1.Faton Rama (Renault - RC Prishtina) 03:08.447

2.Valon Jaha (BMW - Kaçandolli PRT) +05.528

3.Besart Pruthi (Opel - Gjakova 137) +08.902

Plasmani gjeneral:

1.Faton Rama (Renault - RC Prishtina) 03:08.447 minuta

2.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) +02.657

3.Valon Jaha (BMW - Kaçandolli PRT) +05.528

Plasmani ekipor:

1.Prizreni D&G 55 pikë

2.Kaçandolli PRT 37

3.Ferizaj 35

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat