Fernando Alonso “lamtumirë” McLaren në fund të sezonit - Bota Sot
Fernando Alonso “lamtumirë” McLaren në fund të sezonit

Formula 1

E mërkurë, 19 shtator 2018

Fernando Alonso “lamtumirë” McLaren në fund të sezonit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 09:03
Fernando Alonso

Fernando Alonso është gati të largohet nga McLaren në fund të këtij sezoni, lajm që konfirmohet nga e përditshmja spanjolle “Diario Gol”, që e sheh dy herë kampionin e botës në Formula 1 larg nga makina britanike. Sipas mediave spanjolle, Alonso ndihet i lodhur nga fakti se skuadra nuk është në gjendje t’i japë një makinë të aftë për të dueluar për titullin kampion, një makinë që të duelojë së bashku me Ferrari, Mercedes dhe Red Bull për fitore.

Pavarësisht se Alonso mund të largohet nga McLaren, ai do të vazhdojë të qëndrojë në Formula 1, pasi janë të shumtë pilotët që pritet të ndryshojnë makinë në fund të këtij sezoni. Aktualisht janë mjaft pilotë “big” që nuk e kanë rinovuar kontratën, si Lewis Hamilton, Valtteri Bottas, Kimi Raikkonen, Daniel Ricciardo e Carlos Sinz. Pra, sezonin tjetër mund të ketë surpriza në transferimin e pilotëve dhe spanjolli mund të gjejë një makinë kompetitive për titull.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test