Ricciardo: E ardhmja ime është ende e paqartë

Formula 1

Ricciardo: E ardhmja ime është ende e paqartë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 13:34
Ricciardo

Piloti australian Daniel Ricciardo është i vendosur për të arritur të tjera fitore këtë sezon me makinën Red Bull në Botërorin 2018 të Formula 1 dhe i ka thënë drejtuesve të makinës austriake se ky fakt do të diktojë në rinovimin e kontratës, e cila skadon në fund të dhjetor. Ricciardo fitoi ditën e diel garën e zhvilluar në Kinë, por australiani kërkon nga Red Bull një makinë që t’i sugurojë të tjera fitore. “Ne patëm mundësinë të fitojmë, pasi patëm një strategji fituese, por nuk e dimë nëse mund t’i garantojmë një makinë fituese në çdo garë”, tha Christian Horner, drejtori sportiv i Red Bull.

Ndërsa Ricciardo, u shpreh: “E ardhmja ime është ende e paqartë, por kjo fitore më jep shpresë dhe më motivon për të ardhmen. Unë kam nevojë për një makinë që të jetë e shpejtë në çdo garë dhe besoj se Red Bull do të dijë se si të përmirësohet, për të qenë kompetitivë gjithnjë. Botërori është ende i gjatë, por duhet të mos falim pikë dhe të synojmë fitoren edhe në garën e radhës”, u shpreh piloti australian. Ricciardo triumfoi në Kinë falë një strategjie më të mirë që pati Red Bull në momentin që në pistë hyri makina e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat