Një garë e vështirë, e shkatërruar nga një pilot i rrezikshëm

Formula 1

Një garë e vështirë, e shkatërruar nga një pilot i rrezikshëm

Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:31
Pamje nga një garë

Edhe pse ka kaluar një javë nga gara e Çmimit të Madh të Argjentinës në Moto GP, piloti italian Valentino Rossi ende nuk e ka harruar incidentin me Marc Marquez dhe inatin që ka me rivalin spanjoll, që 4 xhiro nga fundi e nxori jashtë piste. Në një postim të nxjerrë në faqen e tij zyrtare “Instagram”, 9 herë kampioni i botës i rikthehet garës në pistën e Termas, duke shkruar. “Një garë e vështirë, e shkatërruar nga një pilot i rrezikshëm”.

Normale që Rossi i referohet kontaktit me Marquez, që e konsideron të rrezikshëm, duke nisur një tjetër konflikt mes dy prej pilotëve më të mirë në Moto GP. Dy pilotët pritet që të takohen ditët në vijim edhe me drejtuesit e kampionatit të Moto GP, presidenti Carmelo Ezpeleta, që do të përpiqet të sqarojë situatën me të dy pilotët në prag të garës së ardhshme, në Austin. Pas atij incidenti, Marquez u penalizua me 30 sekonda nga drejtuesit e garës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat