Ricciardo i lumtur: Fitoj gjithnjë garat e “zhurmshme”

Formula 1

Ricciardo i lumtur: Fitoj gjithnjë garat e “zhurmshme”

Më: 15 prill 2018 Në ora: 16:15
Daniel Ricciardo

Piloti australian Daniel Ricciardo arriti një fitore surprizë sot në pistën e Shangai, në garën e tretë sezonale të Formula 1, duke triumfuar në Çmkimin e Madh të Kinës. Një pjesë e dytë e garës spektakolare për pilotin e Red Bull, që bëri parakalime fantastike, duke qenë padyshim më i miri në pistë. “U argëtova shumë, pata mundësinë për të fituar dhe shfrytëzova rastin. jam i luimtur për fitoren”, tha Riciardo.

“Fitorja ime më e bukur? Nuk e di, por një gjë është e sigurt, sa herë që fitoj unë një garë ato janë të zhurmshme, spektakolare dhe aspak të mërzitshme”, u shpreh Ricciardo në përfundim të garës, duke lënë pas Valtteri Bottas (Mercedes) dhe Kimi Raikkonen (Ferrari). “Ishte një garë plot ritëm, nuk e prisja fitoren. Madje 24 orë më parë mendoja se mund ta nisja atë nga vendi i fundit”, tha Ricciardo, që rrezikonte të ndryshonte motorin pas provave të lira.

Rocciardo zbulon çelësin e fitores: “Falënderoj skuadrën për punën e bërë gjatë fundjavës dhe ua shpërbleva me këtë fitore. Ndalesa e dytë në momentin që në pistë hyri makina e sigurisë ishte çelësi i fitores, pasi ishim më tgë shpejtë me gomat e freskëta”, tha australiani, që bëri disa parakalime fantastike, por më i bukuri sipas tij ishte ai ndaj Hamilton. “Ishte instiktive dhe e rrezikshme njëkohësisht. Kisha gomat soft dhe e dija që mund të frenoja më vonë se Lewis. Ndonjëherë ke vetëm një mundësi dhe duhet ta shfrytëzosh”, tha Ricciardo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat