Hamilton ngre zërin dhe ushtron presion ndaj Vettel: Boll humbëm pikë

Formula 1

Hamilton ngre zërin dhe ushtron presion ndaj Vettel: Boll humbëm pikë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 00:14
Lewis Hamilton

Në Kinë për fitoren e parë sezonale, është ky objektivi i vetëm i kampionit në fuqi të Botës, Lewis Hamilton në vigjilie të Çmimit të Madh të rradhës në Formula 1 që do të zhvillohet mbi pistën e Shanghait. Në konferencën për shtyp përpara ndalesës së tretë sezonale piloti anglez u shfaq optimist dhe theksoi se do të bëjë të pamundurën që në Kinë të mos humbasë akoma më shumë terren krahasuar me rivalin e tij të madh gjermanin Sebastian Vettel.

“ Kjo e Shanghait ka qenë gjithmonë një pistë e mirë për mua. Shpresoj shumë të ringrihem dhe të arrij në ato pozicione për të cilat kemi punuar gjatë kësaj periudhe. Kampionati është ende shumë i gjatë dhe do të ketë ulje-ngritje për të gjithë por në këto momente për mua është shumë e rëndësishme të ngushtoj diferencën e pikëve në klasfikimin e përgjithshëm me Vettel, pasi për momentin ndodhem 17 pikë pas tij”.

Për diferencat mes Mercedesit dhe Ferrarit në dy garat e para, Hamilton theksoi se të kokëkuqja janë treguar më agresivë dhe kanë patur një strategji më të mirë në këtë fillim sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat