Operohet mekaniku që u përplas nga makina e Raikkonenit

Formula 1

Operohet mekaniku që u përplas nga makina e Raikkonenit

Më: 9 prill 2018 Në ora: 18:27
Operohet mekaniku që u përplas nga makina e Raikkonenit

Gara e Kimi Raikkonen në pistën e Sakhir, e vlefshme për Çmimin e Madh të Bahrein në Formula 1 përfundoi shumë herët. Në momentin që hyri për të ndërruar gomat, piloti finlandez i Ferrarit u nis para kohe, duke përplasur një nga mekanikët që po merrej me ndërrimin e gomës së pasme (u dëmtua në këmbë). Mekaniku i aksidentuar është Francesco Cigarini, i është nënshtruar një operacioni në këmbën e majtë. “Operacioni shkoi mirë. Dua të falënderoj të gjithë personat që janë shqetësuar, duke u thënë faleminderit”, ka shkruar mekaniku i “kokëkuqes” pas operacionit. Incidenti ndodhi në xhiron e 35-të, në ndalesën e dytë të Raikkonen, që në ato momente ndodhej në vendin e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat