Pilotët kanë frikë

Formula 1

Pilotët kanë frikë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 14:30
Pamje gara

Momente tensioni pas garës së Çmimit të Madh të Argjentinës në Moto GP, të krijuara nga incidenti që patën dy kampionët e botës, Valentino Rossi me Yamaha dhe Marc Marquez me Honda. Piloti spanjoll nxori jashtë piste rivalin italian 4 xhiro nga fundi në përpjekje për ta parakaluar, kërkoi ndjesë por ky pilotim i Marquez u konsiderua një rrezik. Në fund të garës, Marquez shkoi te Rossi për t’i kërkuar falje, por nuk u lejua nga stafi i italianit.

Pas garës, nuk munguan edhe akuzat e Rossit në dëm të Marquez, duke rikthyer tensionin mes tyre: “Nuk ndihem i mbrojtur nga komisarët e pistës, pasi Marquez bëri atë që deshte në pistë. Sinqerisht, e ftoj të qëndroj sa më larg nga unë, pasi përbën rrezik për të gjithë në pistë. Nuk dua sat ë më shohë në fytyrë. Është pilot i rrezikshëm, kam frikë të jem në një pistë me të. Jo vetëm unë, të gjithë, pasi këto veprime të rrezikshme i bëri me disa pilotë”, u shpreh piloti italian i Yamaha, Valentino Rossi.

Më tej, Rossi tha: “Po shkatërron sportin tonë. Ky nuk është sport kontakti, ai më goditi me motor mes këmbës dhe motorit tim, duke më rrëzuar. Nuk e kuptoj se përse vjen dhe kërkon ndjesë para kamerave, pasi herës tjetër bën të njëjtën gjë në pistë. Nuk është i sinqertë. Rregullat flasin qartë, ai nuk duhej të garonte. Ai e ngre nivelin e kompeticionit në garë në një pikë që është e rrezikshme për jetën tonë. Mua më trajton më keq nga të gjithë, si në vitin 2015, prej të cilit humba titullin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat