Ferrari është dënuar menjeherë pas garës së sotme për Shpërblimin e Madh të Bahreinit që është zhvilluar në shtegun Sakhir, është shkaktuar një incident që la mekanikun e tyrë me këmbë të thyer.
Kishte ndodhur një keqkuptim ku është lëshuar drita e gjelbër para se të ndërroheshin gomat e bolidit të Raikkonenit. Finlandezi është nisur menjëherë pas ka parë dritën e gjelbër, duke ia zënë këmbën nën rrotën e pasme mekanikut.
Mekanikut të Ferrarit i është thyer këmba rëndë pasi i është shkelur nga rrota e bolidit që po e ngiste Raikkonen.
Për këtë incident të sotëm, Ferrari është dënuar me 50 mijë euro nga FIA.