Dovizioso do fitore në Argjentinë

Formula 1

Dovizioso do fitore në Argjentinë

Më: 6 prill 2018 Në ora: 18:55
Dovizioso

Në garën e parë të sezonit, atë të Katarit, Marc Marquez humbi vendin e parë të podiumit, pas një dueli në fund me Andrea Dovizioson, që doli fitimtar. Ndalesa e radhës në Moto Grand Prix është Çmimi i Madh i Argjentinës ku piloti spanjoll synon triumfin, që iu rrëmbye në xhiron e fundit në Losail. Sigurisht që edhe në cirkutin e Termas de Rio Hondo 25-vjeçari është një nga kandidatët kryesorë për të triumfuar, megjithatë Marquez duket se i ka nxjerrë leksionet nga gara e Katarit dhe sheh me optimizëm nga gara e së dielës. “Vitin e kaluar sulmova shumë në xhirot e para, ishte faji im, por kam nxjerrë mësimet e mia dhe tani synoj të arrij një rezultat të mirë. Objektivi është vendi në podium, më pas të shohim”, tha Dovizioso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat