Montekarlo kundër Formula 1, rikthen vajzat seksi në garë

Formula 1

Montekarlo kundër Formula 1, rikthen vajzat seksi në garë

Më: 6 prill 2018 Në ora: 13:24
Montekarlo kundër Formula 1, rikthen vajzat seksi në garë

Pak muaj më parë vendimi i Liberty Media për të larguar vajzat seksi (grid girls) nga Formula 1 krijoi mjaft polemika, duke i zëvendësuar ato me fëmijët (grid kids). Por shefi i garës së Çmimit të Madh të Kontekarlos, Michel Boeri, ka bërë me dije se më 27 maj, në startin e garës dhe në podium do të jenë vajzat bukuroshe. “Vajzat do të jenë të pranishme, do të jenë aty si gjithnjë, por nuk do të mbajnë asnjë tabelë”, tha Boeri.

“Liberty Media duhet të kuptojë se Montekarlo nuk është si pistat e tjera. Ne ua shpjeguam arsyetimin tonë, ndaj vajzat do të jenë aty. Ato janë seksi dhe tërheqin vëmendjen e kamerave, janë vajza që vijnë nga shkolla e modës dhe komunikimit dhe para garës stërviten për këtë punë. Janë të bukura dhe zbukurojnë panoramën e Formula 1, ndaj nuk do t’i pengojmë asnjëherë”, tha shefi i garës së Montekarlos, ndërkohë që pritet reagimi i Formula 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat