Ka kujtime të mira nga Bahreini

Formula 1

Ka kujtime të mira nga Bahreini

Më: 5 prill 2018 Në ora: 14:38
Stoffel Vandoorne

Për pilotin i McLaren, Stoffel Vandoorne çmimi i madh i Formula 1 në Bahreini është tepër i veçantë. Pikërisht në këtë pistë ka ardhur edhe debutimi i tij në vitin 2016. Në atë kohë iu desh të zëvendësonte Alonson e dëmtuar, duke arritur të mbyllte sezonin në vendin e 10-të. Piloti i McLarenit është shfaqur entuziast që do të rikthehet të garojë pikërisht në pistën ku erdhi debutimi i tij.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Bahrein. Vijmë këtu pas një jave pozitive në pistën e Australisë. I gjithë ekipi po kalon një moment pozitiv dhe po punojmë shumë që të kemi vazhdimësi. Jemi të vetëdijshëm që kemi shumë punë për të bërë në çdo garë dhe përpara kemi një rrugë të gjatë.”

Më pas Vandoorne rrëfen dhe emocionet e përjetuara në kohën kur debutoi në Bahrein.

“Pikërisht në Bahrein nisa karrierën time si pilot i Formula 1, kur zëvendësova Alonson në 2016. Është një garë shumë e rëndësishme për mua. Koha ofron kushte optimale. Është një pistë ndryshe nga ajo e Australisë. Sezonin e kaluar isha disi i pafat, këtë herë shpresoj që gjërat të ecin ndryshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat