Alonso: Për të kapur pilotët e kreut duhet të bëjmë diçka të veçantë

Formula 1

Alonso: Për të kapur pilotët e kreut duhet të bëjmë diçka të veçantë

Më: 3 prill 2018 Në ora: 12:35
Fernando Alonso

Vendi i pestë i Fernando Alonso në garën e Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1 ka rikthyer buzëqeshjen te makina McLaren dhe piloti spanjoll, që kërkon maksimumin edhe në sfidën që zhvillohet këtë fundjavë në Bahrein. Një pikënisje e mirë për makinën britanike, që këtë sezon do të jetë mes makinave të tjera pretendente për titull.

“Për të kapur pilotët e kreut duhet të bëjmë diçka të veçantë, duhet të jemi inteligjentë në pistë, pasi makinat që janë përpara nesh kanë diçka speciale, që është e vështirë ta arrish për momentin. Duhet të marrim pikë në çdo garë, ndaj na dueht një makinë e shpejtë dhe më pas në pistë na takon ne pilotëve të bëjmë diferencën”, u shpreh Fernando Alonso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat