Ka ndërruar jetë automobilisti Spahi

Formula 1

Ka ndërruar jetë automobilisti Spahi

Më: 1 prill 2018 Në ora: 12:36
Afrim Spahi

Me 30 mars  rreth orës 19:00 ka ndërruar jetë automobilisti nga Prizreni, Afrim Spahi. Afrimi ka vdekur në moshën 50-vjeçare ndërsa për shumë vjet ka qenë ndër automobilistët më të respektuar në Kosovë. Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi, në emër të Bordit, garuesve dhe gjithë Federatës i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, por edhe komunitetit të automobilizmit. “Në emër të Federatës, garuesve dhe gjithë dashamirëve të automobilizmit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Spahi. Afrimi ishte ndër garuesit më të respektuar, i dashur, i urtë dhe i sinqertë me të gjithë. Sporti i Kosovës, e në veçanti automobilizmi e ka humbur një sportist të suksesshëm, e mbi të gjitha një njeri të mirë”, thuhet në ngushëllimin e kryetarit Rexhepi. Varrimi i tij u bë dje në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat