Bottas del kundër Mercedes: Nuk jemi aq të shpejtë sa thuhet

Formula 1

Bottas del kundër Mercedes: Nuk jemi aq të shpejtë sa thuhet

Më: 1 prill 2018 Në ora: 07:28
Mercedes

Valtteri Bottas ka dalë sot kundër rrymës, duke deklaruar se nuk është aspak e vërtetë që Mercedes është më e shpejtë se makinat e tjera. Edhe pse të dielën e kaluar Lewis Hamilton tregoi një formë të mirë, duke dominuar provat zyrtare, në garë makina gjermane nuk ishte aq superior sa pritej. Madje strategjia e gabuar e Mercedes i dha fitoren Sebastian Vettel me Ferrari. Edhe pse për shumicën fitorja e Vettel ishte me fat, por Bottas suksesi i “kokëkuqes” është një paralajmërim për Mercedes.

“Mua më duket se jemi të gjithë pranë njëri-tjetrit. Ferrari fitoi, nuk ishte një surprizë pasi edhe vjet pat fituar këtu. Mendoj se ky sezon do të jetë mjaft i bukur dhe me rivalitet të gjithë do të jemi pranë njëri-tjetrit. Mercedes nuk është kaq e shpejtë dhe kaq superior sa thuhet. Lewis ishte i përkryer në provat zyrtare, por ndoshta kjo ndodhi se ishin të tjerët ata që u paraqitën dobët, ndaj mendoj se do të kemi një betejë të fortë deri në fund të sezonit”, tha Bottas.

Piloti finlandez i makinës gjermane u shpreh se pa mjaft progres në pistë nga mjaft skuadra të tjera. “Ritmi i të gjitha makinave të tjera është përmirësuar ndjeshëm, për mua ishte shumë më e komplikuar dhe e vështirë të parakaloja. Këtë vit është shumë më e vështirë të qëndrosh pas makinave të tjera për shkak të efektit që jep aerodonamika, ndaj makina që është pas humbet shumë kohë në pistë”, u shpreh Valtteri Bottas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat