Akuza e pilotit britanik

Formula 1

Akuza e pilotit britanik

Më: 30 mars 2018 Në ora: 18:23
Cal Crutchlow

Piloti britanik Cal Crutchlow, ka befasuar të gjithë kur ka deklaruar se antidopingu duhet të jetë më aktiv në sportin e MotoGP, pasi sipas tij ka shumë pilotë që përdorin substanca të ndaluara dhe se çiklizmi nuk është sporti i vetëm ku ndodhin skandale. “Kur flitet për doping mendja gjithnjë të shkon te çiklizmi, por kohët e fundit sportet e përfshira në këtë skandal janë shtuar.

Kush mendon se përdor dredhi për të fituar është i humbur. Duke iu referuar MotoGP, mendoj se sistemi ynë antidoping është i dështuar, madje sistemi i aplikuar nuk është korrekt. Nëse ka ndonjë që mendon se tek ne nuk përdoret doping, është budalla. Pasi edhe këtu ka persona që mashtrojnë dhe i marrin kthesat shkurt”, tha Crutchlow.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat