Sebastian Vettel: Patëm fat, Ferrari strategji e përkryer

Formula 1

Sebastian Vettel: Patëm fat, Ferrari strategji e përkryer

Më: 25 mars 2018 Në ora: 12:16
Sebastian Vettel

Gara e parë sezonale për Sebastian Vettel dhe makinën e tij Ferrari ka qenë e mirë, duke fituar sot në pistën e Melburnit në Formula 1. “Falënderoj skuadrën, bëri një punë fantastike, një strategji e përkryer”, u shpreh Vettel pas garës, duke përgëzuar skuadrën për mpunën e mirë që bëri.

Futja e pilotit gjerman në bokse për të ndërruar gomat nën regjimin e makinës së sigurisë virtual, ishte çelësi i suksesit, pasi Vettel mori kreun dhe e ruajti atë deri në fund. Një sukses në “kundërsulm” i Ferrarit, që edhe pse nuk ishte aq e shpejtë sa makina Mercedes, arriti të përfitojë nga situatat e krijuara dhe nga menaxhimi më i mirë i gomave.

“E pranoj që patëm fat në këtë garë, por edhe skuadra punoi mirë. Në fillim vuajta pak me gomat dhe kur pashë makinën gGoesjean në pistë vendosëm të hyja në bokse për t’i ndërruar ato. Lewis ishte fantastik në provat zyrtare, ndërsa ne ishim me fat sot, në garë. Gjithsesi, morëm një fitore të rëndësishme, që na karikon për të ardhmen. Makina ishte solide dhe kjo fitore është një motivim”, u shpreh më tej Sebastian Vettel. Piloti gjerman deklaroi se nuk pati frikë se mos parakalohej nga Hamilton, që e sulmoi në xhirot e fundit. “Këtu është e vështirë të parakalosh edhe pse Lewis ishte më i shpejtë se unë, por unë kisha gomat më të freskëta dhe kjo më ndihmoi”, tha Vettel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat