Johann Zarco pranë transferimit te Honda në vend të Dani Pedrosa

Formula 1

Johann Zarco pranë transferimit te Honda në vend të Dani Pedrosa

Më: 25 mars 2018 Në ora: 11:06
Johann Zarco

Botërori 2018 në Moto GP sapo ka nisur, por merkato e pilotëve po bëhet protagoniste që në mars. Sipas mediave britanike, Honda po mendon të largojë piloti spanjoll Dani Pedrosa dhe të afrojë francezin Johann Zarco, që në garën e parë të zhvilluar në Katar siguroi “pole position”. Francezi pritet të jetë shoku i ri i skuadrës së Marc Marquez, që e rinovoi edhe për 2 vite kontratën me motorin japonez. Zarco, nga ana e tij, ka konfirmuar divorcin nga motor Tech3-Yamaha dhe duke parë se tek Yamaha zyrtare nuk ka më vend pas rinovimeve të Vinales e Rossi, ai po synon të bëjë hapin e madh në karrierë dhe të kalojë te Honda.

“Do të pres 3 garat e para sezonale për të vendosur për të ardhmen time, pasi të mësoj diçka më shumë nga gjendja e motorëve. Paraqitja në pistë e skuadrave do të jetë e rëndësishme për mua, para se të vendos për të ardhmen. Po shoh shumë opsione dhe aktualisht, transferimi tek Honda është si një ëndërr për mua. Do të ishte fantastike për mua të kisha Marquez si shok skuadre”, tha Zarco pas garës së parë në Katar. Kështu, Honda ka nisur të investojë që tani për të ardhmen, duke larguar 32-vjeçarin Pedrosa dhe afruar 27-vjeçarin francez Zarco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat