Hamilton beson se këtë sezon nuk do të ketë vetëm një sfidë - Bota Sot
Hamilton beson se këtë sezon nuk do të ketë vetëm një sfidë

Formula 1

E enjte, 20 shtator 2018

Hamilton beson se këtë sezon nuk do të ketë vetëm një sfidë

Më: 11 mars 2018 Në ora: 13:17
Lewis Hamilton

Piloti britanik Lewis Hamilton beson se këtë sezon nuk do të ketë vetëm një sfidë mes Mercedes dhe Ferrari për titull, ashtu si dhe vjet, por se edhe makina Red Bull do të jetë pretendente e protagonist. “Unë shpresoj që sa më shumë skuadra dhe pilotë të përfshihen në këtë garë, pasi kampionati bëhet më i bukur dhe interesant. Unë jam rritur duke e partë këtë sport dhe e kuptoj ndryshimin që është kur ka vetëm një ekip dhe disa të tilla që duelojnë për titull. Ndaj, kam besim se Red Bull apo ndonjë makinë tjetër mund të hyjë në sfidën për fitore”, tha Hamilton.

Hamilton është gati të nisë sezonin e ri me makinën Mercedes W09 si pretendenti kryesor për titull, duke qenë se është kampion në fuqi në Formula 1. “Nuk e di se deri ku kemi arritur në këto teste dimërore , por java e fundit në pistën e Montmelo ishte shumë pozitive dhe droduktive. Arritëm të merrnim të gjitha informacionet për të cilat kishim nevojë. Besueshmëria e makinës është fantastike dhe po kaq fantastike është edhe makina e re. Nuk punuam për ekuilibrin apo gjëra të tilla, por për të zgjidhur disa probleme që patëm një vit më parë. Tani presim me padurim garën e Australisë”, tha Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test