Kjo bukuroshe zbarkon në Formula 1

Formula 1

Kjo bukuroshe zbarkon në Formula 1

Më: 7 mars 2018 Në ora: 16:53
Tatiana Calderon

Skuadra e Alfa Romeo Sauber ka bërë me dije se Tatiana Calderon do të jetë pilotja e testeve gjatë vitit 2018 në Formula 1 për këtë makinë. Pilotja kolumbiane, 24 vjeçe edhe sezonin e kaluar ka qenë te skuadra e Sauber, por ka qenë si pilote në sektorit të zhvillimit, ndërsa tani do të jetë një shkallë më lart, më afër pistës, si pilote kolaudatore.

Aktualisht, Calderon është duke kryer disa teste në simulator me inxhinierët në Zvicër, ku është edhe qendra e makinës Sauber, duke marrë disa leksione. Por gjasat janë që në disa gara të këtij sezoni në Formula 1 ajo të jetë në pistë si kolaudatore në provat e lira të ditës së premte me njëvendëshen Sauber.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat