Sporti i MotoGP-së është nga sportet me atraktive në botë. Piloti Marc Marquez ka njoftuar se do të jetë pjesë e Honda deri në vitin 2020. Lajmin e ka bërë të ditur spanjolli përmes një postimi në Twitter:
“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të garoj me Hondën në MotoGP. Jam krenar që jam pjesë e familjes Honda dhe vlerësoj në maksimum mënyrën sesi skuadra më jep më të mirën, për çdo gjë që kam nevojë.
Dy testet e para zyrtare shkuan mirë dhe tani, me rinovimin e kontratës mund të përqendrohem tërësisht te Botërori”, shkruan Marquez.