Alonso optimist: McLaren i ri mund të duelojë për titullin - Bota Sot
Alonso optimist: McLaren i ri mund të duelojë për titullin

Formula 1

E hënë, 24 shtator 2018

Alonso optimist: McLaren i ri mund të duelojë për titullin

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 06:35
Makina e re McLaren e Fernando Alonso

Makina e re McLaren, që këtë sezon do të përdorë motorin Renault i ka pëlqyer shumë pilotit spanjoll Fernando Alonso, 2 herë kampion bote në Formula 1, ndërkohë që këtë sezon ka konfirmuar se do të shënjestrojë titullin e tretë.

“Nëse do të jemi në gjendje të përmriësojmë telajon e një viti më parë dh eta përshtasim më së miri me motorin e ri, atëherë besoj se jo vetëm që kemi bërë një hap të madh përpara por edhe se mund të duelojmë për titull. Makina duket e mirë dhe mendoj se ngjyra e re është e jashtëzakonshme. Këtë vit, dimri ka qenë më i shkurtër, duke qenë se garova në garën “24 orë të Daytona”, por mezi pres të provoj makinën e re”, tha Alonso.

Spanjolli do të ketë në krah sezonin e ri Stoffel Vandoorne, me të cilin do të kërkojnë jo vetëm të kapin zonën e pikëve, apo podiumin, por edhe të fitojnë ndonjë garë.

“Jemi krenarë për njëvendëshen e re, kemi bërë një punë të madhe edhe pse koha në dispozicion nuk ka qenë e madhe. Ecëm në rrugën tonë pa patur frikë, pa gjetur rrugica me zgjidhje të përkohshme. E dimë që konkurrenca është e madhe dhe nuk kemi iluzione të kota, por mes makinave pretendente jemi edhe ne. Kemi një makinë të fortë dhe dy pilotë të jashtëzakonshëm, të cilët do të dinë të rikthejnë prestigjin te makina jonë, ashtu si dikur”, tha Zak Brown, shefi i McLaren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test