Marquez: Testet treguan se jemi më të shpejtët

Formula 1

Marquez: Testet treguan se jemi më të shpejtët

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:16
Marquez

Paraqitja e mirë e motorit Honda në testet e zhvilluara në pistën tajlandeze të Buriram ka sjellë optimizimin te piloti spanjoll Marc Marquez, i cili deri më tani ka përshkuar gati 3 mijë kilometra (2,833km). ndërkohë që kohët e dhëna nga motori Honda kanë qenë të mira, si me Marquez ashtu dhe me pilotin tjetër Dani Pedrosa. Por kampioni i boitës në Moto GP shprehet se tashmë është koha që këto rezultate të arrihen në garë. “Duhet të jemi fitues që në fillim të sezonit dhe jo të lëshojmë pikë. Kemi punuar ashumë, ndaj dhe arritëm këto rezultate të mira në Buriram”, tha Marquez.

Më tej, piloti spanjoll tha: “Kemi testuar sërish gjëra të reja dhe për fat ato kanë funksionuar mirë, sidomos duke u përshtatur me gomat e reja. Kam qenë konstant gjatë testeve edhe pse me gomat e përdorura vuajtëm disi. Por e dimë që kur të nisë Botërori situata do të jetë ndryshe, pasi temperaturat sot janë të ulta, ndërsa në garë janë të larta, ndaj duhet të testojmë ende gomat me një pistë të nxehtë, si ajo e Katarit, pas dy javësh. Por personalisht jam optimist për të ardhmen”, u shpreh Marc Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat