“Me gomat e reja do të ketë më shumë parakalime gjatë garës” - Bota Sot
“Me gomat e reja do të ketë më shumë parakalime gjatë garës”

Formula 1

E hënë, 25 qershor 2018

“Me gomat e reja do të ketë më shumë parakalime gjatë garës”

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 21:25
Formula 1

Botërori 2018 i Formula 1 do të jetë më spektakolar, pasi më të shumta do të jenë parakalimet në pistë. Shefi i strategjisë së makinës Mercedes, James Vowles, ka shpjeguar se futja e dy tipeve të reja të gomave nga Pirelli (superhard dhe hypersoft), bën të mundur që strategjitë të jenë të ndryshme dhe parakalimet më të shumta. Shefi i makinës gjermane shton se në shumicën e garave do të zhvillohen nga dy ndalesa, duke lënë të hapur emrin e fituesit deri në fund.

“Këto goma janë më të buta se zakonisht, çka do të thotë që degradohen më shpejt. Pra, pilotët do të kërkojnë xhiro të shpejta, por do të hynë edhe më shpesh për t’i ndërruar gomat. Në të shkuarën, skuadrat kanë kërkuar që të përdorin një tip gome sa më gjatë, duke kërkuar kohë të shpejta, por tani situata do të jetë ndryshe. Kjo do të sjellë shumë parakalime dhe më shumë spektakël në pistë gjatë garave”, tha James Vowles për mediat, pak ditë para fillimit të testeve dimërore.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test