Yamaha nxjerr mësime nga e shkuara, Rossi jo vetëm pilot por edhe këshilltar

Formula 1

Yamaha nxjerr mësime nga e shkuara, Rossi jo vetëm pilot por edhe këshilltar

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 10:44
Valentino Rossi

Edhe pse Valentino Rossi nuk ka rinovuar ende kontratën me motorin japonez Yamaha, duke lënë në dyshim të ardhmen e tij, drejtuesit e skuadrës i besojnë shumë përvojës së pilotit italian

. Ndaj inxhinierët kanë vendosur që të dëgjojnë të gjitha këshillat e dhëna nga 9 herë kampioni i botës në Moto GP, në mënyrë që të mos përsëriten gabimet e së shkuarës.

Kjo u pa vjet, ku motori i ri u përgatit më së shumti për pilotin tjetër të Yamaha, Maverick Vinales dhe pas një muaji në majë, shpejt motori japonez humbi shkëlqimin dhe nuk ishet më në gjendje të rivalizojë.

Menaxheri i motorit Yamaha, Massimo Meregalli, në një intervistë për “Autosport”, deklaroi: “Vlerësimi dhe gjykimi i Rossit ka më shumë peshë se sa ai i Vinales dhe kjo është normale. Valentino është 39 vjeç, ka shumë përvojë në këtë sport, ndërsa Maverick është vetëm 23 vjeç. Vinales duhet ende të mësojë shumë dhe për të është fat që ka në skuadër një pilot kampion dhe legjendë e Moto GP si Rossi. Është e vërtetë që çdo pilot ka një stil ndryshe pilotimi dhe ka nevojë për gjëra specifike në motorin e rij, por nëse baza është solide dhe e mirë, atëherë të dy pilotët duhet të jenë të kënaqur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat