Ducati u fut frikën rivalëve

Formula 1

Ducati u fut frikën rivalëve

Më: 30 janar 2018 Në ora: 12:22
Ducati u fut frikën rivalëve

Është mbyllur sot sesioni i parë i testeve dimërore në Moto GP. Në pistën e Sepang, në Malajzi, u zhvilluan për 3 ditë me radhë provat e para të pilotëve me motorët e vitit 2018. Kohën më të shpejtë e regjistroi sot Jorge Lorenzo me Ducati, që ndali kronometrin në kohën 1’58”830. Një kohë rekord, pasi për herë të parë regjistrohet një kohë nën 1’59” në pistën malajziane, çka konfirmon progresin e madh që ka bërë motori italian.

Në vendin e dytë sot u klasifikua Dani Pedrosa me Honda, duke lënë pas Cal Crutchlow dhe Andrea Dovizioso me motorin tjetër Ducati. Sërish i shtati Marc Marquez me Honda, me kampionin e botës në fuqi në Moto GP që ruajti këtë pozicion gjatë të 3 ditëve që u zhvilluan testet. Pas tij u klasifikua Valentino Rossi me Yamaha, ndërsa spanjolli Maverick Vinales u rendit në vendin e 18-të, duke zhgënjyer sot në pistë me paraqitjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat