Gara 24 orë e Daytona, Fernando Alonso renditet i 13-ti në provat zyrtare

Formula 1

Gara 24 orë e Daytona, Fernando Alonso renditet i 13-ti në provat zyrtare

Më: 26 janar 2018 Në ora: 17:37
Fernando Alonso

Piloti spanjoll Fernando Alonso, 2 herë kampion bote në Formula 1, është renditur në vendin e 13-të sot në provat zyrtare të garës 24 orë të Daytona, ku do të marrë pjesë ditën e diel. Spanjolli garon me makinën Ligier LMP2 dhe do të garojë së bashku me Lando Norris e Phil Hanson, një garë e gjatë dhe e vështirë. Alonso e ndali kohën më 1’37008, ndërkohë që në “pole position” u rendit piloti i Cadillac Ronger Van Der Zande (1’36”083).

Duke qenë se kjo garë zgjast një ditë të tërë, gjithçka është e mundur të ndodhë dhe Alonso shpreson që situata të ndryshojë gjatë 24 orëve. “Normalisht kam 60-70 xhiro për të rikuperuar atë kohë që duhej të kisha arritur në provat zyrtare, por të 3 do të kemi 24 orë për të përmbysur rezultatin në garë. Provat zyrtare nuk ishin objektivi ynë, por gara”, tha Alonso. në këtë garë merr pjesë edhe piloti i Williams, Lance Stroll, që u klasifikua në vendin e e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat