Skuadra e Ducatit ka prezantuar motorin e ri - Bota Sot
Skuadra e Ducatit ka prezantuar motorin e ri

Formula 1

E hënë, 25 qershor 2018

Skuadra e Ducatit ka prezantuar motorin e ri

Më: 15 janar 2018 Në ora: 15:31
Skuadra e Ducatit ka prezantuar motorin e ri

Skuadra e Ducatit ka prezantuar motorin e ri “Desmosedici Gp”, me të cilin Andrea Dovizioso dhe Jorge Lorenzo do të shkelin asfaltin në këtë sezon të ri të Botërorit në Moto Gran Prix. Piloti roman Andrea Dovizioso, nënkampion i botës në fuqi, e pret me optimizëm sezonin e ri, duke ngritur stekën e pretendimeve.

“Bashkë me skuadrën kemi përjetuar një sezon të jashtëzakonshëm edicionin e shkuar.  Çdo gjë rezultoi të ishte shumë e bukur, nga mënyra si arritëm rezultatet dhe si arritëm të emociononim tifozët tanë. Për më tepër, suksesi me Ducatin është një kënaqësi më vete. Puna jonë e madhe u shpërblye. Tashmë është normale të synojmë diçka më shumë, ndaj objektivi këtë herë është pikërisht fitimi i titullit kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test