Dovizioso: Ka shumë rivalitet, por titulli mbetet objektivi kryesor

Formula 1

Dovizioso: Ka shumë rivalitet, por titulli mbetet objektivi kryesor

Më: 5 janar 2018 Në ora: 19:13
Andrea Dovizioso

Vitin e kaluar, Andrea Dovizioso dueloi deri në kthesën e fundit për të fituar titullin kampion në Moto GP, por piloti italian i Ducati nuk ia doli mbanë të mposhte Marc Marquez. Por edhe këtë vit, Dovizioso është mes kandidatëve për titull edhe pse këtë sezon rivalët mund të jenë më shumë, përfshi edhe shokun e tij të skuadrës Jorge Lorenzo. Pa harruar edhe dy pilotët e Yamaha, Valentino Rossi e Maverick Vinales. Pra, 5 pilotë që e nisin sezonin 2018 me pretendime të mëdha për titullin kampion.

“Mezi po pres që të nisë ky sezon i ri. Paraqitja e mirë e bërë gjatë 2017-ës me ka karikuar edhe më shumë, ndërkohë që këto pushime më kanë dhënë mundësi të përgatitem mirë. Shpresoj shumë që këtë vit të marr titullin që më iku sezonin e fundit edhe pse do të jetë një sfidë e fortë, ku çdo garë do të jetë vendimtare. Unë besoj se do të jem mes më të mirëve, por duke qenë konstant përgjatë sezonit me një motor kompetitiv mund të arrij sërish të dueloj për titull”, tha Dovizioso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat