Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher mbush 49 vjet

Formula 1

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher mbush 49 vjet

Më: 3 janar 2018 Në ora: 17:37
Michael Schumacher

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, sot mbush 49 vjeç ndërsa duke parë gjendjen e tij shëndetësore, e gjithë bota e sportit po dërgon mesazhe e lutje për gjermanin.

Michael Schumacher konsiderohet si një nga pilotët më të dashur për ata të cilët e duan shpejtësinë.

Gjermani, jeta e të cilit ndryshoi në mënyrë dramatike pas aksidentit të 2013-tës në një pistë skish në Meribel të Francës, aktualisht vuan nga një gjendje letargjie rrethuar me një heshtje të plotë dhe mister mbi shëndetin.

Deri më sot që nga 2013-ta, asnjë përditësim nuk pati mbi gjendjen shëndetësore rreth Michael Schumacher.

E kjo për miliona njerëz në mbarë botën të cilët kanë afeksion për ish-pilotin e njohur, duket të jetë tejet zhgënjyese.

Bisha e Formula 1, ndodhet pranë familjes së tij në një periudhë të gjatë rehabilitimi, trajtimi i të cilit po ka kosto të lartë shpenzimesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat