Revolucion tek Yamaha

Formula 1

Revolucion tek Yamaha

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 16:04
Revolucion tek Yamaha

Viti 2017 ka qenë zhgënjyes për motorin japonez Yamaha, që e nisi mirë Botërorin e Moto GP, duke fituar garat e para me Maverick Vinales dhe Valentino Rossi, por shpejt humbi shkëlqimin. Motori nuk u përshtat më si duhet me gomat, që ishin limiti i këtij sezoni për motorin Yamaha, që humbi duelin me rivalët e Honda dhe Ducati. Gjatë testeve të para të zhvilluara në nëntor, pas mbylljes së Botërorit 2017, u punua mirë për të zgjidhur problemin dhe disa hapa pozitivë janë bërë.

Ndoshta gabimi i Yamaha këtë vit ishte se nxitoi shumë për të dëgjuar kërkesat e Maverick Vinales dhe la disi pas dore përvojën e Valentino Rossit dhe ishte vonë për të ndryshuar strategji. “Po punojmë për të bilancuar sa më mirë telajon me gomat e reja Michelin. Këtë vit, telajo ishte shumë e lehtë për të përballuar ritmin e gomave, ndaj dhe nuk pati shumë balancim gjatë këtij sezoni. Por e kemi zgjidhur problemin dhe do t’u japim pilotëve një motor të ri dhe të shpejtë”, thanë drejtuesit e Yamaha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat