Ricciardo me dyshime te Red Bull në 2018

Formula 1

Ricciardo me dyshime te Red Bull në 2018

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 16:10
Ricciardo

Rinovimi i kontratave të pilotëve në vitin 2018 do të jetë një nga pikat më të diskutueshme. Shumë prej tyre janë në fundin e kontratës me skuadrat respektive, përfshi dy pilotët e Mercedes, Hamilton e Bottas, Raikkonen te Ferrari dhe Ricciardo te Red Bull.

Por nëse për Hamilton është disi më e lehtë që të mendojë rinovimin me Mercedes, për austalianin Ricciardo ndryshojnë punët. Ndërsa ka arritur pjekurinë profesionale, tanimë në moshën 28 vjeç, Ricciardo kërkon edhe një skuadër që t’i krijojë mundësinë për të luftuar për titullin kampion.

Në fakt mundësitë e zgjedhjes nuk janë në dorën e tij, duke parë që sediljet e Mercedes e Ferrarit janë të zëna dhe së fundmi edhe Red Bull që vemendjen e ka drejtuar nga Max Verstappen, duke  synuar ta bëjnë pilotin kampion bote me moshën më të re në historinë e F1.

Shefi i skuadrës Red Bull, Christian Horner ndërkohë dëshiron që australiani të jetë pjesë e skuadrës austriake. “Sigurisht që është një moment i rëndësishëm për Daniel, pasi duhet të bëjë një zgjedhje delikate, sepse ai kërkon një makinë që të luftojë për të fituar titullin. Mendoj se garat e para të sezonit do të japin një përgjigje përfundimtare për ecurinë tonë dhe më pas do të vendosim për ta konfirmuar deri në vitin 2018. Nëse nuk rinovon, sigurisht që kemi shumë opcione të tjera, pasi prej vitesh punojmë me programet e të rinjve”, tha Horner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat