Hamilton: E dija që do ta mposhtja Vettelin - Bota Sot
Hamilton: E dija që do ta mposhtja Vettelin

Formula 1

E enjte, 22 shkurt 2018

Hamilton: E dija që do ta mposhtja Vettelin

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 13:38
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton fitoi titullin e 4-t kampion bote në Formula 1, një rezultat fantastik i pilotit britanik të Mercedes, që konfirmohet një ikonë e këtij sporti. Edhe pse 2017-ta nuk nisi shumë mirë për makinën gjermane, Mercedes arriti të rikuperojë, ndërsa Hamilton bëri detyrën në pistë, duke përfituar edhe nga gabimet e kundërshtarëve. “Kam dhënë më të mirën në pistë këtë vit, ndoshta ky ka qenë sezoni im më i mirë. Që në fillim e dija që do të shpallesha kampion, pasi e dija që puna e bërë ishte fantastike, madje përgjatë gjithë vitit kemi qenë gjithnjë në evolucion. Por, mbi të gjitha, isha i bindur që do t’ia dilja mbanë dhe e dija se do ta mposhtja Vettel”, u shpreh Hamilton në një intervistë për “Sky Sports”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test