Valentino Rossi nuk tërhiqet: Do të garoj edhe 2-3 sezone të tjera

Formula 1

Valentino Rossi nuk tërhiqet: Do të garoj edhe 2-3 sezone të tjera

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 08:10
Valentino Rossi

Valentino Rossi nuk dorëzohet dhe vendos të garojë edhe për 2 apo 3 sezone të tjera, duke vijuar gjuetinë drejt titullit të 10-të kampion në motoçiklizëm. Piloti italian ka konfirmuar se do të rinovojë kontratën me motorin Yamaha, kontratë e cila përfundon pas një viti, duke garuar edhe në vitin 2029 apo atë 2020.

“Doktori”, në një intervistë tha: “Një gjë është e sigurtë, që do të jem në pistë sezonin tjetër dhe më pas do të shqyrtoj mundësinë për të rinovuar kontratën për 1 apo 2 vite të tjera. Çka do të thotë se mund të jem në pistë edhe 2-3 sezone të tjera, në kërkim të titullit kampion”, tha Valentino Rossi, një nga ikonat e Moto GP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat