Lorenzo e ka mendjen të titulli!

Formula 1

Lorenzo e ka mendjen të titulli!

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 16:36
Lorenzo

Piloti Jorge Lorenzo është i bindur se ai dhe shoku i tij i skuadrës te Ducati, Andrea Dovizioso, do të jenë në gjendje të duelojnë për titullin kampion në MotoGP sezonin e ardhshëm.

“Ëndrra e vetme që kam në mendje është të fitoj titullin kampion me Ducati dhe kam ardhur këtu pasi e kam pranuar këtë sfidë. E di që nga mua prisni shumë, por, për fat të keq, ndryshimi nuk shkoi aq mirë këtë sezon.

Madje edhe unë nuk jam aspak i kënaqur nga vetja. Pas 9 vitesh me një motor tjetër, adaptimi me Ducati zgjati shumë, por unë nuk dorëzohem e tërhiqem kurrë”, ka thënë Lorenzo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat