Ricciardo: Nëse e nisin mbarë sezonin...

Formula 1

Ricciardo: Nëse e nisin mbarë sezonin...

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 12:04
Ricciardo

Sekreti I një sezoni të mrië është ta nisësh mirë atë. Kështu mendon piloti australian i Red Bull, Daniel Ricciardo, që shpreson të bëjë një sezon më të mirë dhe makina austriake të jetë protagoniste vitin tjetër. “Këtë vit e nisëm Botërorin me këmbën e gabuar, por niveli ynë u rrit ndjeshëm, aq sa u befasuam edhe vetë. Ndaj shpresoj ta nisim mirë 2018-ën dhe më pas do të punojmë për të ruajtur ritmin dhe të fitojmë titullin, pasi jemi në gjendje të konkurrojmë me Mercedes dhe Ferrari”, tha Ricciardo.

“Vjet menduam se i kishim gjërat në vijë kur nisi sezoni i ri, por gabuam. Kjo na çoi në një spirale negative në garat e para dhe na u desh pak kohë që të rikuperojmë”, tha më tej piloti australian. “Nëse do ta kishim nisur me të njëjtin nivel si Ferrari e Mercedes do të ishin në betejë me ta deri në fund. Tani, telajo jonë është përmirësuar ndjeshëm dhe problemi më i madh mbetet motori. Ndaj shpresoj që mekanikët të gjejnë kominimin e përkryer për të qenë gati në start”, tha Ricciardo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat