“Bashkëjetesa me Rossin më e lehtë nga sa parashikoja”

Formula 1

“Bashkëjetesa me Rossin më e lehtë nga sa parashikoja”

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 09:20
Valentino Rossi

Viti i parë te Yamaha ka qenë pozitiv për pilotin spanjoll Maverick Vinales, që ia ka dalë mbanë të mbijetojë ne një ekip me legjendën e garave të Moto GP, Valentino Rossi.

Por për spanjollin kjo marrëdhënie mes dy pilotëve ka qenë e mirë: “Në të vërtetë, mendoja se të kishe Valentino si shok skuadre do të kishte qenë më e komplikuar. Por kemi shkuar gjithnjë dakord, e respektojmë njëri-tjetrin dhe kjo është e rëndësishme, sidomos në situatat e ndërlikuara që Yamaha ka kaluar këtë sezon”.

Sezonin 2017 i pilotit spanjoll nisi mjaft mirë, me 3 fitore ne 5 garat e para sezonale, por më pas, ashtu sikurse Rossi edhe Vinales pati vështirësitë e para me motorin japonez. “Kur motori funksiononte mirë, si unë ashtu dhe Valentino ishim në vendet e para, herë fitoja unë e herë ai. Nuk ndjej keqardhje për atë që nuk funksionoi këtë sezon, pasi kam dhënë 100% në pistë dhe Yamaha ka qenë e hapur si me mua ashtu dhe me Rossin, pasi kemi patur motorin e njëjtë”, u shpreh piloti Maverick Vinales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat