Edhe një lajm i keq prej Schumacherit, nuk e besoni se çfarë po ndodhë me të

Formula 1

Edhe një lajm i keq prej Schumacherit, nuk e besoni se çfarë po ndodhë me të

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 15:35
Momenti kur po transportohej pas aksidentit të vitit 2012, Michael Schumacher

Michael Schumacher mbetet një ndër legjendat e gjalla të botës së garave të Formula 1.

Por, rreth pesë vjet më parë, piloti gjerman pësoi një aksident në aplet zvicerane, e cila gjë e bëri që marrë frymë vetëm në mënyrë artificiale.

Por, revista e mirënjohur gjermane në një artikull të publikuar së fundi, ka zbardhur edhe një anë jo të mirë të shëndetit të Schumit.

Sipas saj, 48-vjeçari ka humbur 14 centimetra në gjatësinë e trupit, ku nga 1,74 centimetra ka rënë në 1,60.

Gjithashtu raportohet se piloti ka rënë në peshë dhe aktualisht ka vetëm 45 kilogramë.

Schumacher që nga momenti i aksidentit është në gjendje kome, megjithëse disa herë u raportuar për përmirësim të gjendjes shëndetësore.

Image
Piloti gjerman ishte adhurues i madh i skijimit

Kujtojmë se ditë më parë gruaja e Schumacherit, Corinna ka vendosur ta dërgojë për shërim gjermanin në SHBA.

Ndryshe, Schumi ka më së shumti tituj të fituar në Formula 1, duke triumfuar në shtatë kampionate.

Image
Schumacher është martuar në vitin 1995 me Corinna Betsch
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat