Tjetër pole i Hamilton, barazon rekordin e Schumacher

Formula 1

Tjetër pole i Hamilton, barazon rekordin e Schumacher

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 17:12
Hamilton

Lewis Hamilton fluturon mbi cirkuitin e Spa Francorchamps, duke regjistruar pole-position e 7-t sezonal dhe të 68-tin në karrierë. Piloti anglez i Mercedes-it, barazoi rekordin absolut të Michael Schumacher falë një xhiroje të shpejtë fantastike. Me kohën 1 minutë 42 sekonda e 553 të mijtat, Hamilton shkëlqeu në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Belgjikës duke mbajtur pas shpatullave, rivalin e tij të madh në garën për titull, gjermanin e Ferrarit Sebastian Vettel i cili regjistroi kohën e dytë më të mirë dhe do të niset nga rradha e parë sëbashku me Hamilton.

Në pistën e Spa u përmbushën të gjitha pritshmëritë sepse nga vendi i 3-të do të niset Mercedesi i tjetër i Valteri Bottas, ndërsa Kimi Raikkonen kompleton rradhën e dytë. Vetëm Vettel arriti ti qëndronte disi pranë britanikut Hamilton, sepse me të gjithë pilotët e tjerë, 3-herë kampioni i Botës, kishte një diferencë të madhe në kohë, me më shumë se gjysëm sekondi.  10-shja e parë e nisjes në garën e Belgjikës do të kompletohet nga  dy pilotët e Red Bullit Max Verstappen e Daniel Ricciardo që ndanë mes tyre vendin e 5-të dhe të 6-shtë për të vazhduar me Nico Hulkenberg, Sergio Perez, Estaben Ocon dhe Jolyon Palmer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat