Hamilton: Kemi përjetuar një sezon aspak të lehtë

Formula 1

Hamilton: Kemi përjetuar një sezon aspak të lehtë

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 17:32
Lewis Hamilton

Çmimi i Madh i Hungarisë mbylli pjesën e parë të sezonit në Formula 1. Pilotët dhe skuadrat kanë rreth 1 muaj pushim përpara se të klthehen sërish në pistë në 27 gusht në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Lewis Hamilton u shfaq i lehtësuar për këto pushime që sipas tij erdhën në momentin e duhur, transmeton TCH.

“Përfundimisht mund të them se jam i kënaqur që erdhën pushimet, ishte momenti i duhur, - tha piloti britanik i Mercedes- ka qenë një periudhë e vështirë në aspektin fizik, psikologjik dhe emocional për të gjithë në skuadër. 
Deri tani kemi përjetuar një sezon aspak të lehtë dhe mendoj se këto pushime do t'u bëjnë mirë të gjithëve për të rifituar energjitë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat