“Sauber” rinovon marrëveshjen me “Ferrari”

Formula 1

“Sauber” rinovon marrëveshjen me “Ferrari”

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 01:02
ilustrim

Sauber vazhdon bashkëpunimin me Ferrarin.

Përmes një deklarate surprizë, skuadra zvicerane ka bërë zyrtarisht të ditur se akordi i arritur për furnizim me power unit Japonez, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm nuk është më i vlefshëm. Pas këtij momenti erdhi dhe njoftimi i radhës, ku bëhej me dije bashkëpunimi me Ferrarin për një periudhe afagjatë.

Në lidhje me këtë prishje të marrëveshjes ka folur dhe Frederic Vasseur , i cili ka shprehur keqardhje për këtë prishje të marrëveshjes, për të cilën më herët palët kishin gjetur gjuhën e përbashkët. Më tej ai shtoi në arsyetimin e tij se ky është vendim i marrë na bazë të interasve të skuadrës si dhe nuk harroi t’i uronte Hondas suksese në garat e ardhshme të Formula 1. Vasseur në fund u shpreh entuziast për rinovimin e kontratës më Ferrarin  për një kohë relativishtë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat