Hamilton dominon në provat e lira

Formula 1

Hamilton dominon në provat e lira

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 17:36
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton konfirmohet si piloti më i shpejtë edhe në provat e dyta të lira të Çmimit të Madh të Austrisë që do të zhvillohet këtë fundjavë mbi cirkuitin Red Bull Ring. Britaniku i Mercedes-it i mbylli provat me kohën 1 minutë 5 sekonda e 483 të mijtat, por Hamilton ishte disi i rivalizuar krahasuar me rivalët pasi përdori për pjesën më të madhe të kohës gomat ultrasoft. Do të jetë një betejë dyshe mes dy rivalëve të medhenj në garën për titull ajo mbi pistën austriake pasi Vettel ishte vetëm 147 të mijtat e sekondit më i ngadaltë, se Hamilton. Piloti gjerman i Ferrarit bëri një paraqitje pozitive duke dhënë sinjale të rëndësishme se do të tentojë fitoren në Red Bull Ring.

Koha e tretë më e mirë i takoi Valteri Bottas-it. Finlandezi i Mercedesit me 216 të mijtat e sekondës më i ngadaltë se shoku i skuadrës la pas dy pilotët e Red Bullit, fituesin e garës së fundit Daniel Ricciradon dhe Max Verstappen-in. Vetëm i 6-shti Kimi Raikkonen i cili edhe njëherë tjetër u shfaq poshtë prithshmërive duke treguar se ka humbur shumë nga sharmi i dikurshëm dhe ndoshta karrierës së tij në Formula 1 po i vjen fundi. Magnussen, Alonso, Hulkenberg e Grosjean mbyllën 10-shen e parë në këto prova të lira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat