Hamilton: Fati im është në duart e mia

Formula 1

Hamilton: Fati im është në duart e mia

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 16:33
Lewis Hamilton

Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton mban vendin e dytë me 129 pikë në renditjen e përgjithshme në Formula 1 apo ka 12 me pak se lideri Sebastian Vettel i Ferrarit. Hamilton me një deklaratë sado kudo i tremb drejtuesit e skuadrës Mercedes. Në prag të garës së Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, që zhvillohet këtë fundjavë në Baku, piloti britanik ka thënë se mund të tërhiqet nga garat në fund të këtij sezoni.

“Fati im është në duart e mia. Mund të vendos për t’u tërhequr nga sporti në fund të këtij viti. Në këtë mënyrë, rekordet që do të lija pas do të jenë më të arritshme nga të tjerët nëse do të vazhdoja të garojë edhe 5 vjet të tjera”, ka thënë Hamilton. Synimi i tij është të arrijë rezultat sa më të mirë në garën e fundjavës, por nuk preferon fort të flas për të ardhmen e tij. “Askush nuk e di se si do të jetë e ardhmja. Nuk më pëlqen të bëj plane dhe nuk e di se çfarë më pret të nesërmen”, ka thënë Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat