Super Vettel, më i miri në Monaco

Formula 1

Super Vettel, më i miri në Monaco

Më: 28 maj 2017 Në ora: 16:58
Vettel

Sebastian Vettel me Ferrari fitoi garën e Çmimit të Madh të Monaco-s në Formula 1, suksesi i tretë sezonal për të, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes. Falë një strategjie më të mirë, duke shtyrë hyrjen në bokse për të ndërruar gomat, ai arriti të parakalojë shokun e skuadrës Kimi Raikkonen, që u rendit i dyti.

Në podium u ngjit edhe piloti australian i Red Bull, Daniel Ricciardo, që la pas makinën Mercedes të Valtteri Bottas. Ferrari nuk fitonte në Monaco që nga viti 2001, me Michael Schumacherin. Në renditjen e përgjithshme, Vettel ngjitet në kuotën e 129 pikëve dhe shkëputet 25 pikë kundrejt Hamilton, i dyti, ndërsa Bottas është i treti me 75 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat