Ferrari dominon provat zyrtare në Rusi

Formula 1

Ferrari dominon provat zyrtare në Rusi

Më: 29 prill 2017 Në ora: 18:48
Formula 1

Ferrari më në fund ia del të fitojë një pole position në Botërorin e Formula 1. Në pistën e Soçit në Rusi, Kokëkuqja italiane vendosi hegjemoninë e saj duke fituar kualifikueset e këtij Çmimi të Madh me të dy pilotët e saj, gjë që nuk ndodhte që nga viti 2008 në Francë.

Sebastian Fetel ishte më i shpejti në këto prova zyrtare duke e përshkuar pistën ruse me 1 minutë 33 sekonda ë 194 të mijtat.

Shumë pranë tij ishte piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen, ndërkohë që makinat Mercedes do të jenë në vijën e dytë të nisjes së garës.

Tek skuadra gjermane ai që u shfaq më mirë në pistë ishte pikërisht Valteri Bottas i cili shënoi kohën e tretë më të mirë me 95 të mijtat më shumë se Fetel, ndërkohë që Luis Hamilton këtë radhë u mjaftua me vendin e katërt.

Red Bull i pozicionoi pilotët e saj Riçardo e Verstapen respektivisht në vendin e 5 dhe të 7, ndërkohë që mes tyre ishte braziliani Masa me Uilliams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat