Ferrari dominon në Sochi: pole i Vettel, Raikkonen i dyti

Formula 1

Ferrari dominon në Sochi: pole i Vettel, Raikkonen i dyti

Më: 29 prill 2017 Në ora: 17:55
Ferrari

Një vijë e parë nisje e gjitha për Ferrarin mungonte prej vitit 2008 në Magny Cours. Prej afro një dekade, kokëkuqja riktheu dominimin në provat zyrtare të Formula 1 në cirkuitin e Sochi. Pista e Çmimit të Madh të Rusisë ka qenë tradicionalisht një prej cirkuitëve të preferuar nga Mercedes. Megjithatë, ekuilibrat kanë ndryshuar. Sebastian Vettel do të niset nga “pole position”, përpara shokut të skuadrës Kimi Raikkonen. Kjo është prova më e mirë se në këtë sezon Ferrari ka një makinë mjaft konkuruese dhe ka shanse të mira të thyejë hegjemoninë e Mercedes.

Xhiroja perfekte e Vettel u regjistrua vetëm në çastet e fundit, ndërsa deri në atë periudhë, piloti më i shpejt në pistë ishte Raikkonen. Vetëm 59 të mijëtat e sekondit diferenca ndërmjet dy “kokëkuqeve”. Në vendin e tretë u pozicionua Valtteri Bottas, 95 të mijëtat e sekondit më i ngadaltë se kryesuesi. Finlandezi u pozicionua përpara shokut të ekipit te Mercedes, Leëis Hamilton. Ky i fundit ishte 573 të mijëtat e sekondit larg Vettel.

Beteja ndërmjet Ferrarit dhe Mercedes bëri që rezultatet e tjera të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Rusisë të kalonin në plan të dytë. Riçiardo me Red Bull do të niset i pesti, afro 1 sekond e 7 të dhjetat më i ngadaltë. Pas tij u pozicionuan Massa dhe Verstappen. Nga vendi i tetë do të niset Hulkenberg, ndërsa dhjetë vendet e para mbyllen nga Perez dhe Ocon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat