Piloti i Formula 1 synon një film

Formula 1

Piloti i Formula 1 synon një film

Më: 31 mars 2017 Në ora: 16:25
Ilustrim

Piloti britanik Lewis Hamilton ka dëshirë të bëjë një film për jetën e tij dhe synon që rolin e protagonistit ta interpretojë vetë dhe jo t’ia lërë ndonjë aktori. Lajmin e konfirmoi vetë kampioni i botës në Formula 1 për mediat australiane, pak ditë pas garës së zhvilluar në Melburn. “E sigurt është që rolin e protagonistit do ta interpretoj vetë. Nuk njoh asnjë aktor që të më ngjason, apo që më pëlqen për të luajtur në rolin tim”, shprehet Hamilton, që duket se ka gati edhe skenarin e filmit të jetës së tij. Piloti britanik Lewis Hamilton me babain e tij“Është historia e një djaloshi që vjen nga lagjet e varfra, por që arrin t’ia dalë mbanë. Në Formula 1, pilotët vijnë nga familje të njohura, ndërsa unë jo”, u shpreh britaniku, që në qendër të filmit do të vendosë familjen e tij, si të rëndësishme në këtë triumf të tij në botën e garave të automobilizmit. “Do të tregoj për familjen time dhe sakrificat që ajo ka bërë për të më mbështetur. Mendoj se ky film do të ishte një frymëzim për shumë njerëz”, deklaroi piloti Leëis Hamilton, që garon me Mercedes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat