Gaboi

Formula 1

Gaboi

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 18:10
Vettel

Një nga pilotët legjendarë të Formula 1 dhe një ish-ferrarist, austriaku Gerhard Berger, e ka kritikuar zgjedhjen që bëri katër herë kampioni i botës në formula 1, gjermani Sebastian Vettel, që dy sezone më parë la Red Bull për të shkuar te Ferrari. Sipas Berger, që e ka pilotuar “kokëkuqen” në vitet ’90, ky vendim i pilotit gjerman ishte i gabuar, pasi në këto dy vite.  “Nuk shoh ndonjë ndryshim te Ferrari as për vitin 2017, do të jetë një tjetër sezon monoton për të dhe për pilotët e saj. Pra, më shtohet besimi në fjalët e mia që Vettel bëri gabim që u largua nga Red Bull, pasi aty do të kishte më shumë gjasa për të dueluar për titull. Ose të gjente një makinë tjetër, pasi Ferrari është në krizë. Vettel nuk ka në dispozicion makinën kampione që kishte Schumacher, ndaj do të vuajë shumë edhe këtë vit, ashtu si dhe vjet. Ai është një kampion, por problemi qëndron te makina, që nuk është në nivelin e tij”, tha Berger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat