Hamilton: Pres një pilot të fortë, Alonson e kam mundur më parë

Formula 1

Hamilton: Pres një pilot të fortë, Alonson e kam mundur më parë

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 16:55
Hamilton

Edhe vetë Lewis Hamilton pret me ankth për të mësuar se cili do ta zëvendësojë Nico Rosberg te Mercedes pas tërheqjes së papritur të kampionit të Botës nga Formula 1. Britaniku që e ka fituar 3 herë botërorin, nuk është dhe aq i shqetësuar për emrin e atij që do të zërë vendin e gjermanit, por më tepër për faktin se sa do të mund ta ndihmojë shoku i ri i skuadrës në një sezon si ai i 2017 kur do të riniset me një rregullore të re.

“Mund të jetë kushdo, mund të sjellin Vettel, Alonson apo këtë duan. Unë kam garuar me Alonson në vitin tim të parë në Formula 1 dhe kam fituar, kështu që nuk jam i shqetësuar. Do të isha i lumtur të garojë me këdo, por në kuptimin e asaj për të bërë c’është më e mira për skuadrën, nuk besoj se ka një ide më të mirë”.

Hamilton eshtjellon më tepër konceptin e tij, edhe për tju dalë para keqkuptimeve që mund të krijohen, sic ka ndodhur edhe me deklaratat e tij të fundit.

“Kam lexuar së fundmi se kam thënë se nuk më intereson kush do të jetë piloti i ri por është një frazë e marrë jashtë kontekstit. Është dicka e rëndësishme se cili do të zërë makinën e dytë, edhe për moralin e skuadrës. Kemi parë në të kaluarën dhe në skuadra të tjera që rivaliteti mes pilotëve mund të ketë një efekt negativ dhe kjo natyrisht është shumë e rëndësishme, pasi unë jam shumë i lumtur këtu”.

Hamilton i referohet sezonit 2007 te McLaren kur kishte Alonson shok skuadre, ndërsa nuk e fsheh se nuk do të dëshironte që një marrëdhënie e kompromentuar të ndryshonte planet e tij te Mercedes.

“Mua më pëlqen të qëndroj këtu. Për këtë arsye duhet të gjejmë mënyrë që ai që do të vijë te jetë po aq i fortë sa ai që kishim, ose më mirë në kuptimin e krijimit të energjisë së nevojshme. Kam përjetuar përcarjet apo ndasitë në të kaluarën dhe nuk e këshilloj absolutisht një skenar të tillë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat